Tuesday, September 18, 2012

MASH – Lista e fituesve ne universitet 2012

MASH – Lista e fituesve ne universitet 2012 Lista e plote fituesve ne universitet per fazen e pare, Matura shtetërore 2012: Publikohet nga MASH Lista e Fituesve të fazës së parë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik Pikët e fituesit të fundit faza e parë Kliko tek linku per te pare listen e me emrat fitues per universitet per vitin 2012 MASH – Lista e fituesve ne universitet 2012 ################################################################################### Download Listen

Friday, September 14, 2012

20 top gjëra të cilat femrat i bëjnë seksi perëndesha

Janë zbuluar 20 top gjërat për të cilat femrat ndihen seksi, ndërsa e para në listë është një pike e parfumit të preferuar. Buzëkuqi, thonjtë e saj dhe dekolteja e theksuar janë tre gjërat që meshkujt i paralajmërojnë si fantazi të tyre, por nuk gjenden në top listën e 20 gjërave nga të cilat femrat ndihen seksi Janë zbuluar 20 top gjërat për të cilat femrat ndihen seksi, ndërsa e para në listë është një pike e parfumit të preferuar. 20 truke për shkak të cilave femrat ndihen seksi 1. Vendosja e parfumit të preferuar 2. Buzëqeshja e madhe 3. Thonjtë e rregulluar dhe të lyer 4. Fije apo flokë të ngjyrosura 5. Krehja e flokëve në parukeri 6. Dekolte të theksuar 7. Shijim kohë të gjatë në banjë 8. Këmbët në fund të shkurtër dhe me take të larta 9. Push-up sutjena 10. Pedikir 11. Make-up të theksuar në sy 12. Ushtrimet 13. Bërja e flokëve në kaçurrela të imta 14. Buzëkuq në buzë 15. Këmishë të ngushtë që thekson gjoksin 16. Depilim i tërë trupit 17. Ten artificial 18. Veshja e fundeve të shkurta 19. Qerpikë artificial 20. Stoli të mëdha dhe sasi të mëdha, por me shije kuptohet

7 shenja të sigurta që ai ju tradhton

përmes dashurisë dhe besimit secila lidhje është një histori me përfundim të lumtur… Çdo lidhje apo martesë ka ulje dhe ngritje, episode pasionuese dhe skena nga filmat në të cilat nuk mungojnë dramat, lotët dhe pjata të thyera. Por përmes dashurisë dhe besimit secila lidhje është një histori me përfundim të lumtur. Por, nëse fillon të dyshojë e që me kohë bëhet gjithnjë më I madh dhe I dukshëm, shikoni me kujdes shenjat e caktuara të cilat mund t’u tregojnë për mashtrimet Treguesi i mashtrimit numër 1: Ju përkushton më pak kujdes Treguesi i mashtrimit numër 2: Aroma e tij Treguesi i mashtrimit numër 3: Ndryshimi i pamjes Treguesi i mashtrimit numër 4: Vazhdimi i orarit të punës Treguesi i mashtrimit numër 5: Biseda telefonike private Treguesi i mashtrimit numër 6: Surfim në internet në orë të vona Treguesi i mashtrimit numër 7:Ndryshim i madh në jetën seksuale

Pamela, ende me trupin e “Baywatch” edhe ne “DWTS” ne Brazil (foto)

Aktorja e serialit te famshem ka bere nje paraqitje mahnitese edhe ne Brazil Pamela Anderson mund të janë zotuar të heqë dorë nga meshkujt gjatë performancës së saj në “Dancing ëith the Stars”, por në qoftë se ajo do të vazhdojë të duket rrëzëllitëse dhe në formë … ajo me siguri do t’i fusë në sherr ata. Bukuroshja e famshme e serialit “Baywatch” performoi një pjesë në “Dancing with the Stars Brazil”, në spektaklin e drejtuar nga Luciano Huck, teksa ishte veshur me një kostum portokalli mahnitës. Pam dukej vërtet në formë, me një trup ende dinjitoz, që ishte e pamundur të mos thithte admirim. Megjithatë, bjonda plot forma nuk duket se ka ndërmend të ndajë me këdo këtë gjendje të saj të mrekullueshëm fizike.”Unë jam ende duke u testuar – ka deklaruar Anderson -. Është e vështirë kur ju keni një njeri të djersitur që bën presion kundrejt jush çdo ditë. Ndihem epshore, por jam duke u përpjekur, jam duke u përpjekur…”. Ylli është zotuar për të ndjenjur larg meshkujve gjatë edicionit të ardhshëm të spektaklit. Por sa do t’ia dalin ata t’i qëndrojnë larg?

Rekordi i djaloshit 7 vjeçar: Bën 4 mijë pompa rresht (VIDEO)

Mund të jetë i vogël, por forca nuk i mungon. Një djalosh 7 vjeçar nga Ukraina ka arritur të bëjë plot 4 mijë pompa rresht. Andriy Kostash i bëri pompat për dy orë e 29 minuta. Në këtë mënyrë ai ka vendosur një rekord kombëtar në Ukrainë. Vogëlushi u monitorua nga një ekip gjyqtarësh për të siguruar që e meritonte rekordin kombëtar. Ai ka nisur të stërvitet që në moshën 5 vjeçare për të bërë pompa. Ai vendosi rekord kombëtar, por thotë se në një rast ka arritur të bëjë 6 mijë pompa. Ky është rekordi i tij personal

Ja ku e keni gjobën time, ju derra petullash! (VIDEO)

Një person në SHBA shkoi për të paguar gjobën e tij 137 dollarë për shkelje të trafikut në një gjykatë komunale. Ai kishte përgatitur 137 ‘derra’ prej letre me kartëmonedhat 1 dollarëshe. Sikur të mos mjaftonte kjo, të gjithë ‘derrat’ i kishte futur në paketimet e petullave të ëmbla ‘Dunkin Donut’. Ishte kjo një mënyrë për të fyer policët, të cilët njihen edhe si të shëndoshë, por edhe si të apasionuar pas petullave të ëmbla. Por atij nuk iu pranua gjoba e paguar në këtë mënyra dhe ai u detyrua të zhbëjë ‘derrat’ e dollarit dhe të dorëzojë paratë ‘e hekurosura’. Pasi e ka postuar videon në YouTube, personi që bëri këtë pagesë shpjegon: “E mora gjobën në një vend ku policia dhe kamerat absurde janë më shumë një kurth për të fituar para”

Emma Watson tregon sërish gjoksin (FOTO)

Aktorja e talentuar, Emma Watson, duket se ka gabuar sërish me fustanin e saj gjatë prezantimit të filmit të saj më të fundit në Nju Jork. 22-vjeçarja ka pasur një fustan shumë të hapur, që për shkak të mungesës së reçipetave i ekspozonte gjoksin asaj. Ky në fakt nuk është rasti i parë, duke qenë se aktorja edhe herë të tjera është evidentuar për të njëjtin problem

Lavazhi ofronte Seks

Policia në Malajzi ka ndaluar një ‘promocion’, në të cilin autolarja myshterinjve të rregullt u ofronte seks pa pagesë. Shpërblimi i pazakontë ishte si produkt i përbashkët i autolarjes dhe një salloni për masazh. Gjatë një kontrolli në sallonin për masazh në Kuala Lumpur, policia ka marrë vesh rreth partneritetit duke kapur disa klientë, të cilët kishin kartat e shpërblimit të fituara në autolarje. “Për ta fituar shpërblimin, gjegjësisht, seksin pa pagesë, klientët është dashur ta vizitojnë autolarjen disa herë në një periudhë të caktuar kohore. Secila e dhjeta larje e automjetit sillte shpërblimin që ishte seks pa pagesë”, ka thënë një polic. Katër meshkuj janë të dyshuar si udhëheqës të sallonit për masazh, ndërsa nëntë vietnameze janë arrestuar nën dyshimin se kanë punuar si prostituta

Gruaja në derë, dashnorja në dritare (Video)

Puna e gruarëve nuk është e lehtë! Zakonisht janë meshkujt ata që kërcejnë nga dritaret, kur burri i dashnores kthehet në shtëpi. Por, këtë herë befasoi gruaja, kështu që ishte dashnorja ajo që u detyra të dal jo nga dera - por dritarja. Për fat të mirë, dashnori jetonte në katin e parë, kështu që nuk kishte dhembje të mëdha kur rrethoja thyhet e dashnorja bie në tokë. Apo ndoshta këtë e di më mirë ajo që ra!

Thursday, September 13, 2012

Problem Matamatikor :P

Wednesday, September 12, 2012

Kim: Nuk e di pse më urreni

Bukuroshja amerikane, Kim Kardashian, nuk mund të kuptojë se pse njerëzit po e urrejnë atë apo familjen e saj, pasi thotë se ajo është e mirë, e sinqertë dhe punëtore. Ylli televiziv amerikan është kritikuar nga shumë njerëz duke përfshirë dhe aktorin Daniel Craig, që e ka quajtur Kim dhe familjen e saj idiote. “Unë nuk e kam idenë pse njerëzit po më urrejnë. Unë vërtet punoj shumë. Unë jam vazhdimisht në aksion. Unë kam një linjë të suksesshme të modës. Një parfum. Dua të them se aktrimi dhe këndimi janë dy fushat e vetme ku nuk kam pasur talent. Është një aftësi që njerëzit t’ju duan”, ka thënë Kim.

Valon Behrami ofendon tifozat Kuqe Zi

Futbollisti me origjine shqiptare i kombetares Zviceriane Valon Behrami, ka bere nje loje te ndyre dhe te turpshme kunder kombetares se kombit te tij, eshte gezuar si i cmendur me fitoren qe ka bere kombetarja zviceriane kunder asaj shqiptare. Behrami feston, luan per karton te kuq sikur po luante kunder Serbve dhe ne fund ne intervista per mediat europiane provokon : Nuk jam tradhetar i kam kerkuar tifozeve qe te flas me ta por ata jane te PA KULTURUAR DHE SKANE NIVEL ! Behrami eshte njeri shume i ulet se para disa vitesh i eshte bere ftese nga kombetarja shqiptare dhe ky e refuzoi, ketej thot jam shqiptar e pastaj i ul poshte shqiptaret.

Ministri i Sportit ngacmon një vajzë dhe mbrohet: Kam imunitet

një epidemi e frikshme ka mbërthyer Egjiptin. Bëhet fjalë për qindra- mijëra ngacmime seksuale ndaj femrave, në rrugë, punë e kudo. Por siç duket edhe Ministri egjiptian i Sportit nuk i ka shpëtuar kësaj sindrome. Ai ka ngacmuar një vajzë 21 vjeçare dhe kur u arrestua, atëherë pretendoi se kishte imunitet diplomatik. Ebrahim Ahmed Kahilil, 56 vjeç, ishte me delegacionin e vendit të tij në Lojërat Paraolimpike. Ai u arrestua dhe u akuzua për ngacmim seksual. Përpjekja e ambasadës për të treguar se ai ka imunitet ka dështuar dhe tani ai do paguajë një gjobë. Kamerat e sigurisë kanë kapur ministrin duke ngacmuar vajzën jashtë hotelit luksoz. Mendohet se vajza ishte një turiste. Ajo ishte bashkë me mamanë dhe vëllain e vogël. Ministri puthi fillimisht mamanë e saj dhe më pas nisi të prekë gjoksin e vajzës. Ai u arrestua dhe u mbajt dy ditë në qeli përpara se të dilte përpara jurisë. Ministri tha se ai nuk e kishte ngacmuar vajzën, por po i tregonte se ku duhej ta vendoste kartelën e identifikimit. Ai u gjobit me rreth 400 stërlina./

Genta e BB: Shokët e Emilios më përflasin për shtatzëni, por unë ende s’kam bërë seks me të

Duket se pas aventurës me Rubensin, Genta e “Big Brother 5” ka nisur një aventurë të re me Emilion, futbollistin nga Gjirokastra me të cilin pohoi se ka filluar një lidhje të re dashurie. Po ende pa u bërë fakt kjo lidhje, kanë nisur telashet për vajzën nga Korça. Ajo pohon për gazetën “Panorama” se “shokët më të ngushtë të Emilios duan të më degjenerojnë duke hapur fjalë se kam ngelur shtatzënë, ndërkohë që unë dhe Emilio nuk kemi shkuar në shtrat ende”, pohon ajo Gjithë konflikti ka lindur pasi Genta është shprehur në disa gazeta të shtypit rozë se dyshonte se Emilio mund të ishte homoseksual, dhe e donte Gentën në krah thjesht për mbulim”. Pas kësaj kanë filluar telefonatat ndaj Gentës, e cila është gjendur para një telashi të madh. ”Shokët e Emilos duan të më degjenerojnë në publik. Në fillim hapën fjalë që unë kisha ngelur shtatëzënë me Emilion, edhe pse ne nuk kemi bërë seks asnjëherë. Po ashtu prej disa ditësh ata më kërcënojnë në telefon, duke më thënë që do më detyrojnë të zhdukem nga Shqipëria, ndaj jam vërtet në hall”, sqaron Genta. Ndërkohë që paralelisht me lidhjen e saj me Emilion, ajo ka vazhduar të takojë Rubensin, ish-të dashurin e saj prej vitesh me të cilin u ndanë shumë keq. Nga ana tjetër, duket se Rubensi nuk është treguar krejtësisht indiferent për jetën në vazhdim të Gentës. Në profilin e tij në facebook, ai duke iu referuar konfliktit të ri me Emilion, ka pohuar se: “E shikoni çfarë bëhet?! Më në fund doli e vërteta në shesh, që Genta ka ikur nga mendja, se nuk më besonit mua kur shprehesha për këtë fakt”.

Tuesday, September 11, 2012

Portieri i Brazilit masakron të dashurën, ia hedh qenve

Ylli i futbollit brazilian, portieri Bruno Fernandes de Souza 27-vjec, është akuzuar për vrasjen brutale të së dashurës së tij, Eliza Samudio 25-vjec. Duken si skenat e një filmi horror, por kjo ka ndodhur në të vërtetë, sipas mediave lokale. Portieri brazilian e ka copëtuar modelen Samudio, nënën e vajzës së tij, ndërsa mësohet se disa pjesë të trupit të saj ia ka hedhur qenve, kurse pjesët e tjera i ka mbuluar me çimento. Mësohet se Bruno fillimisht e ka rrëmbyer modelen me ndihmën e disa personave të tjerë dhe e ka masakruar në vilën e tij në Belo Horizonte. Sipas organit të akuzës, që të mos dëgjoheshin britmat e modeles, porteri ka vënë muzikë me zë të lartë, në vilën e tij.

Linda Halimi publikon klipin “I just Wanna” (Video +18)

Kengetarja Linda Halimi ka publikuar videoklipin e saj shume te perfolur “I just Wanna”. Per shkak të skenave ‘hot’ rekomandohet te shihet vetem nga ata qe jane mbi 18 vjec. Kengetarja Linda Halimi ka publikuar videoklipin e saj shume te perfolur “I just Wanna”. Per shkak të skenave ‘hot’ rekomandohet te shihet vetem nga ata qe jane mbi 18 vjec.

Zbulohet shpella alla James Bond e Berlusconi-t

Kjo shpellë nën ujë, me një pishinë gjigande, duket sikur është diçka e përgatitur për filmat e James Bond. Në fakt është shpella sekrete e ish- kryeministrit italian, Silvio Berlusconi. Një vend sekret tek vila në Sardenjë me dalje direkt në det. Miqtë e Berluskonit mund të hyjnë aty përmes derës në det, ose të zbresin shkallët poshtë në pishinën e dekoruar me një mozaik të Poseidonit, zotit të detit. Kjo është hera e parë që dalin fotot e kësaj shpelle, edhe pse ishte përfolur në vitin 2004 nga politikanët e opozitës si një ndërtim pa marrë më përpara lejen e duhur. Fotot janë publikuar nga Antonello Zappadu, që ka publikuar edhe më parë foto të sikletshme të Kavalierit.

A$AP Rocky mbush duart me vithet e Rihanna-s

Rihanna ka qenë ylli më i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards. Përveç skenës me ish të dashurin e vet, Chris Brown, me të cilin u puth në buzë, ajo që ra në sy, ishte një skenë e nxehtë me reperin A$AP Rocky. Ky i fundit bëri një puthje të Rihanna-n, ndërkohë që e kapi edhe nga vithet. Megjithatë, këngëtarja e kaloi këtë situatë me një buzëqeshje.

Monday, September 10, 2012

Mbas gjoksit, Zajmina kërkon të joshë edhe me vithet

Këtë vit kemi parë shumë pak imazhe të nxehta të Zajminës. Këngëtarja kishte vendosur që të mos publikojë asnjë foto në bikini gjatë pushimeve që ka bërë në Jug të vendit, me arsyetimin se është e zënë me koncerte dhe nuk ka kohë të realizojë ndonjë fotosesion dhe me preteks se dëshiron të largohet nga këto gjëra, me të cilat është identifikuar që në fillim. Kështu, këngëtarja seksi Zajmina Vasjari ka mundur t’u ikë mediave rozë, që të jetë sa më pak e pranishme me imazhe të nxehta, por nuk i ka rezistuar gjatë tundimit. Pas gjoksit të madh, të cilin kemi pasur rastin ta shohim gjithmonë në shumë performanca, këtë radhë “premierën” e kanë vithet, të cilat me shumë kujdes është munduar që t’i reklamojë. Zajmina tashmë është kthyer përsëri në bionde dhe tërheq vëmendjen ngado që shfaqet.

Shifra e artë e të bërit seks është mes 7-13 minutave

Sa kohë duhet të zgjasë një akt seksual, në mënyrë që partnerët në çift të arrijnë kënaqësinë e tyre maksimale? Shkencëtarët, duket se kanë vendosur që të merren seriozisht me këtë çështje. Konkretisht, rreth 50 specialistë të “Society for Sex Therapy and Reserch” në Uashington, kanë ka kryer një studim rreth kësaj, të cilin e kanë “Journal of Sexual Medicine”. Sipas tij, periudha e të bërit seks nuk duhet zgjatur pafundësisht, pasi rrezikon që ai të bëhet i mërzitshëm dhe prandaj, çiftet duhet që të dinë kohën e saktë të kryerjes së aktit seksual. Shifra e artë? Mes 7-13 minutave. Përjashtuar këtu në fakt, kohën e puthjeve. Sipas studiuesve, 2-3 minuta janë shumë pak për një akt seksual, ndërsa periudha mes 7 dhe 13 minutave, duket momenti i duhur që çifti të gjejë kënaqësinë. Ndërsa kalimi i këtij afati, paraqitet si nisja e pikës së lodhjes për të dy partnerët, ndaj nuk është e rekomandueshme.

Partneri i tërhequr seksualisht pas jush? Ja si ta kuptoni...

Në qoftë se dëshironi të zbuloni nëse partneri ose partnerja janë të tërhequr seksualisht pas jush, atëherë mjafton të përqendroni vështrimin tek sytë e tij/saj. Sipas një studimi më të fundit, theksohet se dëshira seksuale lexohet qartazi tek bebja e syrit të çdo njeriu, e cila zmadhohet kur partneri ose partnerja janë të tërhequr seksualisht. Për herë të parë ky studim, i realizuar nga një universitet amerikan, shpjegon se në syrin e njeriut lexohet qartazi edhe shpirti i tij. Shkencëtarët për të arritur në këtë konkluzion, kanë përdorur një lente speciale me rreze ultra të kuqe për të matur ndryshimet e dimensionit të bebes së syrit të disa kandidatëve, të seleksionuar për të marrë pjesë në këtë studim, duke u treguar filma erotikë. Në këtë mënyrë, shkencëtarët kanë mundur të analizojnë tendencat e tyre seksuale dhe të shohin ndryshimin e bebes së të syrit në secilin rast. Drejtuesi i këtij studimi, shprehet se në përfundim është vërejtur se bebja e syrit tek këta meshkuj është zmadhuar kur ata ishin duke parë filma erotikë me protagoniste femërore, ndërsa në filmat erotikë ku protagonistë ishin meshkujt, bebja e syrit nuk ka ndryshuar.

Aktorja Ashley Greene pozon për të brendshmet ‘Esquire Baby’

Pasi ka rënë nga pesha mjaft dukshëm, aktorja e famshme pjesëmarrëse në filmin ‘Twilight Saga’, Ashley Greene, shfaq trupin e saj të bukur për të reklamuar koleksionin e ri të rrobave intime ‘Esquire Baby’.
Pas pjesëmarrjes tepër të suksesshme në filmin ‘Twilight Saga’ me rolin e Alice Cullen, Ashley është në përfundim të regjistrimeve të filmit horror më të fundit ‘The Apparition’, i cili pritet të bëj një bujë të madhe në teatër.
Ajo shfaqet si një divë e vërtetë me të brendshmet e ‘Esquire’, duke pozuar me mjaft sensualitet para aparatit fotografik të Brooke Nipar. Teksa duket si një femër që ka gjithçka që do të dëshironte: famën, paranë, bukurinë, të gjitha këto në një moshë ku mund ta shijojë jetën në maksimum, gjërat për të nuk kanë qenë gjithnjë kaq të mira.
“Kur isha 18 vjeçe nuk gjeja asnjë mundësi punësimi, dhe e kuptova që duhej të lija mënjanë mbrëmjet me shoqërinë dhe ta merrja më seriozisht punën time”, ka thënë ajo.

Ekrani shqiptar dhe femrat me operacione plastike

Ato janë të bukura, të suksesshme dhe të famshme. Pamja e tyre përherë të befason. Të qenit në formë dhe sidomos lufta ndaj plakjes nuk është aspak një fenomen shqiptar. Në botë thuajse të gjitha femrat e njohura kanë bërë të paktën një rregullim në pamjen e tyre. Këtë proces e kanë ndjekur edhe femrat e ekranit dhe artistet shqiptare. Megjithëse mund të themi se jo përherë rezultati ka qenë ai që ndoshta ato dëshironin. Disa prej tyre janë penduar, si p.sh. Dafina Zeqiri për gjoksin, që prapë nuk i rri bukur; apo buzët e Adelina Ismajlit, që shumë prej fansave të saj u duken të ekzagjeruara.
Rozana Radi Gjoksi i Rozana Radit u shumëkomentua, pasi foto topless të saj një vit më parë përfunduan në faqet e para të gazetave. Këngëtarja Radi në fakt nuk e ka mohuar asnjëherë zmadhimin e gjoksit, madje ajo deklaroi publikisht se shuma që ka paguar për këtë operacion është rreth 3500 euro. Ajo që mund të themi është se Rozi ka ditur të bëjë ndërhyrjen e duhur, pasi gjoksi i saj është pëlqyer thuajse nga të gjithë. Adelina Ismajli Për një fizik dhe portret sa më sensual, bisturisë i është nënshtruar edhe këngëtarja tashmë e njohur në Ballkan dhe Europë, Adelina Ismajli. Ajo ka fryrë dukshëm buzët, por edhe gjoksin, i cili tashmë është më i bollshëm se disa vite më parë. Megjithatë, duket se buzët e Adelinës kanë dalë disi nga moda. Fryrja e tepërt e tyre duket se nuk po u pëlqen dhe aq adhuruesve të saj, edhe pse Adelina çdo vit e më tepër shfaqet në një superformë. Greta Koçi Edhe Greta Koçi nuk i ka rezistuar dot trendy-t të botoxit, që kohët e fundit është përhapur në masë mes personazheve publikë. Greta flitet se ka bërë buzët dhe mollëzat e faqeve. Megjithatë, vetë ajo nuk e ka pranuar një fakt të tillë. Për të parë këto ndërhyrje mjafton të krahasosh imazhet e fotografive ndër vite, ndryshimet duken qartë. Çiljeta Xhilaga Çiljeta Xhilaga kohë më parë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për të riparuar hundën. Ky operacion është i vetmi që ka bërë këngëtarja. Ndërkohë ajo është folur për ndërhyrje për të zvogëluar gjoksin apo për të zmadhuar vithet, po asnjë nga këta zëra nuk ka qenë i saktë. Çiljeta vazhdon të ketë po të njëjtat forma. Alberie Hadërgjonaj Ajo duket si 25 vjeç edhe pse këtë datëlindje vetë Albërie Hadërgjonaj “nuk e mban mend” kur e ka festuar. Këngëtarja nga Kosova thuhet se ka bërë disa ndërhyrje me botox, duke filluar që nga buzët, mollëzat, hunda etj. Edhe pse i ka mohuar, ndërhyrjet janë të dukshme. Pavarësisht shmangies së rrudhave, sërish mund të themi se Albëries i mungon natyraliteti i dikurshëm, të cilin as falë botoxit nuk e ka rifituar. Orinda Huta Shumë pak është folur për hundën e re të këngëtares Orinda Huta, kjo ndoshta sepse Orinda e ka bërë këtë ndërhyrje shumë kohë më parë, menjëherë pasi kishte hyrë në botën e muzikës. Megjithatë, askush nuk mund ta mohojë se portreti i përkryer i Orindës është falë syve të bukur që ka dhe… falë operacionit në hundë.
Genta Ismajli Hunda ka qenë një ndër problemet e këngëtares nga Kosova, Genta Ismajli, e cila i është nënshtruar një ndërhyrjeje të tillë, duke e zvogëluar. Megjithatë, mund të themi se ajo është më afër natyralitetit, pasi zvogëlimi i hundës është e vetmja ndërhyrje që ajo ka bërë. Urojmë që të jetë edhe e fundit! Alketa Vejsiu Thonë që i vështirë është vetëm fillimi dhe mesa duket i tillë ka qenë edhe për Alketa Vejsiun. Nga bukuroshja 16-vjeçare e ekranit nuk kujtojmë thuajse asgjë, pasi fytyra e Alketës ka ndryshuar totalisht. Megjithatë, sytë e saj nuk e kanë humbur shkëlqimin. Moderatorja, tashmë producente e spektaklit “X Factor”, ka zvogëluar hundën vite më parë dhe për një kohë relativisht të shkurtër e ka mbajtur të fshehtë këtë operacion. Pas bujës që bëri “hunda e re” e Alketës në prezantimin e spektaklit “Gjeniu i Vogël”, prezantuesja nuk ngurroi të fliste për këtë ndërhyrje. Pas saj, Alketa thuhet se i është nënshtruar edhe ndërhyrjeve të tjera në buzë, mollëza etj. Sonila Meço Edhe Sonila Meço i është nënshtruar disa ndërhyrjeve në fytyrë, duke nisur që nga hunda, për të vazhduar me buzët dhe mollëzat. Për këtë fakt Sonila nuk ka preferuar asnjëherë të bëjë komente. Megjithatë, duhet thënë se edhe pasi është bërë nënë, format e saj trupore janë mjaft të mira. Ndonjëherë pak rregullim nuk bën dhe aq dëm. Bleona Qereti Mesa duket hunda është një ndër problemet kryesore të personazheve publikë shqiptarë. Riparimit të saj nuk i ka shpëtuar as Bleona Qereti, e cila vite më parë ka bërë këtë ndërhyrje. Ndryshe nga këngëtaret e tjera që e kanë mohuar ndërhyrjen, Bleona nuk ka zgjedhur heshtjen. Edhe pse është komentuar shumë për këtë operacion, këngëtarja shqiptare nuk e ka mohuar asnjëherë këtë fakt. Zajmina Vasjari Një gjoks të ri dhe i përkryer, kjo ka qenë gjithçka ka dashur Zajmina Vasjari para shumë vitesh. Këngëtarja shqiptare ka qenë ndër të parat që, edhe pse në një moshë të re, ka zmadhuar përmasat e gjoksit të saj, duke u bërë kështu një ndër femrat më të bukura të tregut muzikor. Megjithatë, gjoksi i Zajminës ka qëlluar me një “defekt”, pasi njëri duket më i madh se tjetri. E akuzuar shpesh edhe për operacione të tjera, Zajmina ka pranuar se ka bërë ndërhyrje vetëm tek gjoksi.

Saturday, September 8, 2012

Gjen të brendshmet në fshesën e korrentit, zbulon tradhtinë e të dashurit.

Ajo e zbuloi mashtrimin e tij edhe pse i kishte premtuar se nëse nuk shkonin mirë do t’i shprehnin dëshirën njëri tjetrit për t’u ndarë me mirëkuptim, pasi mori fshesën e korentit për ta çuar te tekniku pasi nuk punonte dhe kur tekniku e hapi i tregoi një palë të brendshma të kuqe që kishin qenë brenda fshesës. Gjen të brendshmet në fshesën e korrentit, zbulon tradhtinë e të dashuritMe zemër të thyer Melissa Smeaton ka zbuluar se i dashuri i saj e ka mashtruar duke shkuar me një grua tjetër.Ajo e zbuloi mashtrimin e tij edhe pse i kishte premtuar se nëse nuk shkonin mirë do t’i shprehnin dëshirën njëri tjetrit për t’u ndarë me mirëkuptim, pasi mori fshesën e korentit për ta çuar te tekniku pasi nuk punonte dhe kur tekniku e hapi i tregoi një palë të brendshma të kuqe që kishin qenë brenda fshesës. Në fillim i erdhi zor por më pas ajo mori fshesën dhe iku në shtëpi për t’u përballur me të dashurin e saj 34 vjeçar.A nuk pranoi akuzat por më pas me insistimin dhe provat që ajo kishte dyshuar ai pranoi se kishte shkuar me grua tjetër.Ajo tepër e mërzitur me zemër të thyerr dhe e shkatërruar tregon se ne kishim planifikuar të jetonim së bashku madje kishim biseduar edhe për të patur fëmijë. Ëndra ime morri fund shprehet Melissa.Ajo tashmë jeton e vetme duke iu përkushtuar punës dhe ka frikë për fillimin e një mardhënie të re.

Çon dashnoren në shtëpi, atje gjen gruan me dy meshkuj

Natë e paparë tradhtish për një çift që dashur pa dashur është vënë në rivalitet se kush e tradhton më shumë njëri-tjetrin. Ka ndodhur në Majemi, në qytezën e vogël Hernando në Florida, Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për James Albert Barfield, një burrë 56 vjeçar që shikoni në foto, i cili është kthyer në shtëpinë e tij të familjes, me një grua që e kishte dashnore. Duke besuar se e shoqja 39-vjecare, Tina Michelle Norris (në foto) ishte në gjumë në dhomën e tyre, ai ka shkuar në një nga dhomat e tjera të shtëpisë dhe që të dy i janë dorëzuar minutave plot seks. Në një moment ka qenë nudo dhe ka ndjerë zhurma. Ka dalë nga dhoma, por është shtangur. Kur ka hyrë brenda në dhomën ku besonte se gruaja ishte duke fjetur dhe ka gjetur atje të shoqen e cila ishte nën shoqërinë seksuale të dy meshkujve. Siç folën më pas mes tyre, që të dy kishin menduar se nuk do të pikaseshin nga njëri-tjetri.

“Shoh ëndrra erotike me Rihanna-n”

Cheryl Cole ka pranuar se ka parë disa herë ëndrra erotike për një tjetër yll të famshëm. Kur u pyet gjatë një interviste nëse ndonjëherë kishte fantazuar për ndonjë personazh të njohur, ajo thaL “Po, Rihanna”. Fatmirësisht ose fatkeqësisht ajo nuk dha më shumë detaje rreth ëndrrës ndoshta për shkak se ishte mysafire në emisionin e mëngjesit dhe ka qenë e kujdesshme pasi që e kishte të qartë se edhe fëmijët e dëgjonin por shtoi: “Ne po argëtoheshim, e dini, argëtim vajzash”. Kjo nuk është hera e parë që kjo dyshe kanë shkëmbyer të tilla komente për njëra tjetrën. Vitin e kaluar, Cheryl e ka prezantuar Rihanna-n si “simpatinë e saj” në Brit Awards derisa Rihanna ia ktheu komentin dhe tha: “Cheryl Cole është ‘hot’. Do të më pëlqente ta shihja duke punuar. Do të preferoja të shihja derisa pastronte dyshemenë. Ajo është seksi. Dua të them, është shumë e bukur”.

Barcalete me Shqiptarin :P

1 Kryetar bashkie donten te ndertonte 1 ure n'qytetin e tij.Dhe ftoj 3 firma ndertimi: 1 Gjermane, 1 Amerikane edhe 1 Shqiptare.. Firma Gjermane: T'kushton 3 milion dollar Kryetari: Pse? Gjermani: 1 milion n'fuqi puntore, 1 milion e gjys n'materiale edhe gjys milion per mu fitim. Firma Amerikane: 5milion. 2 milion nfuqi puntore, 2 milion n'materiale edhe 1 milion fitime per mu. Pastaj, kryetari pyeti firme Shqiptarin. Shqiptari: 9 milion Kryetari: 9 milion? A je nveti ti??qne qe qenke kaq shum i shtrejt ti? Shqiptari: Po 3 milion do ti jap ty, 3 milion do i fitoj un, edhe 3 milion per Gjermanin per me maru uren.

Familja e Mr.Bean!

E verteta e blerjeve !

Mbjell marijuanë për të ‘larguar’ mushkonjat

Mbjell marjuanë në ballkon, justifikohet se e bënte për të larguar mushkonjat. Ngjarja ka ndodhur në Verona të Italisë, ku karabinierët ndaluan një 39-vjeçar, nën akuzën e kultivimit të marijuanës në ballkonin e banesë së tij. Efektivët e policisë e dalluan bimën narkotike gjatë një kontrolli rutinë në zonë. Burri u tha karabinierëve se e kultivonte bimën për të larguar mushkonjat, që e bezdisnin gjatë ditëve të nxehta të verës. Një justifikim i tillë nuk i mjaftoi 39-vjeçarit për të shpëtuar nga akuza e kultivimit të lëndëve narkotike.

Friday, September 7, 2012

1 Foto I dashuri e rrah, viktima publikon foton në internet ku shihet e përgjakur

Një 24 vjeçare nga qyteti i Yorkit, ka publikuar një fotografi ku shihet se në çfarë gjendje e ka sjellë e dashuri i saj. Në foto shihet fytyra e përgjakur dhe shenja dhune që i kanë mbetur nga rrahja. Rasti ka nodhur kur ish-i dashuri i saj, Bradley Want, e ka rrhaur brutalisht 24 vjeçaren, pasi kishin dalë në mbrëmje me shoqëri. Për këtë rrahje Want është akuzuar në 16 muaj burg. 24-vjeçarja ka deklaruar se ajo ka vendosur që ta publikojë këtë foto për arsye se dëshiron që të apelojë deri tek gjinia femërore për të mos fshehur dhunën që ushtrohet ndaj tyre.

5 pozicionet qe e “qmendin” ate ne shtrat

Të gjithë kemi dëgjuar të flitet për Kamasutrën, apo pozicionet më të pëlqyera të seksit në shtrat. Ka në fakt, me dhjetëra të tilla, por një studim i fundit, ka treguar se janë vetëm pesë, ata që e “çmendin” partnerin tuaj në shtrat 1) Ju dëshironi që ta dominoni Uluni sipër tij, ndërsa ai është ulur me këmbët e kryqëzuara, i prirur t’ju përqafojë ndërsa do të lëvizni duke e parë vazhdimisht në sy. Ai dëshiron t’ju mbajë nën kontroll Shtrihuni ju si në pozicionin klasik misionar, dhe ftojeni atë që të shtrihet mbi ju, duke ju shtyrë vazhdimisht, ndërsa ju rënkoni. 3) Provo fluturën Në qoftë se ju ndiheni të fortë dhe këndshëm, provoni më mirë pozicionin e fluturës. Lënë atë që të mbetet në këmbë dhe hidhjuni në qafë, duke i dhënë atij mundësinë për të udhëhequr “vallen” e përbashkët. 4) Prapaskena Vetëm në qoftë se ju nuk vuani nga zalisja, liheni veten që ai t’ju marrë atë nga prapa, ndërsa ju jeni me kokë poshtë. Kujdes, mund t’ju bjerë gjaku në tru. 5) Shtyni me duar, kokën e krevatit Sido që ta zgjidhni pozicionin, është mjaft eksituese ndërsa juve do të shtyni me duar, kokën e krevatit

Nuk zhveshi vetëm rrobat, por ‘u zhvesh’ edhe nga silikoni

Është një modele e njohur dhe puna e ka detyruar jo pak herë të pozojë edhe pa rroba Por këtë herë nuk do flasim për hiret e saj si modele, por pozat e saj më të fundit. Nëse e kuptuat, bëhet fjalë për Danielle O’Xara, e cila kishte bërë operacion në gjoks. Silikoni që kishte vendosur, e bënte të ndjehej krenare. Por ja që doli i rrezikshëm për shëndetin e saj. Tashmë nuk ndjehet aq mirë që gjoksi i është kthyer në përmasat reale. Por më kryesorja është që nuk ka probleme shëndetësore dhe është mirënjohëse që është akoma gjallë. Ndaj, përpiqet të ‘miqësohet’ me gjoksin e saj të vogël dhe guxon të fotografohet lakuriq përsëri.

Brazil, një grua martohet me dy burra njëkohësisht

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e karnavaleve, Rio de Janeiro, ku një notere me emrin Claudia Domingues (në foto) ka kurorëzuar martesën e parë mes tre personave. Personazhet e kësaj martese aspak të zakonshme janë dy meshkuj dhe një grua, të cilët ishin në të njëjtën kohë në një lidhje intime. Por, edhe pse në Brazil poligamia nuk është e lejuar, pengesa është anashkaluar duke e konsideruar bashkimin si një formë e re të familjes në një shoqëri që është në ndryshim e sipër. “Unë nuk kam shpikur ndonjë gjë të re, por unë e di që kjo dispozitë ligjore ekziston. Dhe në fakt, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të parandaluar një martesë mes tre personave”, ka argumentuar notarja, transmeton BalkanWeb. Ndërkaq, kanë nisur të përhapen komente të shumta rreth kësaj martese, që cilësohet aspak e zakontë, ndërsa ata që e mbajnë veten për përparimtarë, e kanë përshëndetur noteren për vendimin e marrë, duke thënë se ajo në këtë rast nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka mbrojtur lirinë personale.

Rihanna e puth Chris Brown

Rihanna dhe ish i dashuri, Chris Brown, janë puthur publikisht në skenën e MTV Video Music Awards në Staples Center të Los Angelesit mbrëmjen e të enjtës. Yjet të cilët ishin ndarë në shkurt të vitit 2009 pas rrahjes së Rihannas nga Chris Brown, u përqafuan kur ky i fundit mori çmimin dhe Rihanna e puthi në faqe. “Ne shkuam në një jaht të një miku për një festë që ai organizoi. Ai ishte aty dhe ishte e çuditshme pasi ende e dua. Stomaku im ndihet çuditshëm dhe unë vërtet nuk e di se si ka mundësi që kjo të ndodhë”, kishte theksuar kohë më parë Rihanna

Shet rrobat e ish të dashurit në eBay

Amerikania (26) nga Boca Raon është fotografuar me rrobat e ish të dashurit tradhtar dhe po i shet në eBay. Vajza, e cila në Facebook është prezantuar si Taylor Morgan dhe nuk dëshiron të zbulojë identitetin e saj të vërtetë, thotë se tashmë ka fituar 1 mijë dollarë. Një këmishë me vlerë 49 dollarë, e shiti për 87.50 dollarë, pas 33 ofertave gjatë një pasdite. Çdo blerësi i ka premtuar falënderim “personal” dhe foto që nuk është publikuar. Deri tani ka shitur 21 copë veshjesh dhe do të vazhdojë derisa të ketë ofertues, transmetojnë mediet britanike. Djaloshin, me të cilin ishte në lidhje për pesë vjet, e largoi nga shtëpia, pasi një mik i tregoi se po e tradhtonte. Taylor pranon 500 e-maile mbështetje në ditë nga femrat nga gjithë bota, por edhe nga meshkujt. Pasi të shesë të gjitha rrobat, do të vë në ankand dhuratat e Krishtlindjeve që i ka marrë nga ai.

Rooney: Ronaldo i ka fiksim Pasqyrat!

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka pranuar se bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, nuk mund të kalojë para një pasqyre pa u shikuar mirë. “Është një pasqyrë në ulësen e Cristiano Ronaldos në zhveshtoren e Old Trafford. Në kohën kur kam luajtur me Ronaldon, gjëja më interesante që kam vërejtur te ai është se ai nuk mund të kalojë para një pasqyre pa u shikuar në të edhe pse ne ishim para një ndeshje futbolli”. “Secilën ndeshje, para se ekipi të shkonte në fazën nxehëse, ai e ndoqi rutinën e njëjtë. E vesh fanellën, i lidh këpucët dhe ai kthehet në pasqyre për t’u përgatitur para ndeshjes. Atij i pëlqen garderoba që ka dhe ajo që ai vesh është gjithmonë super e shtrenjtë dhe me logo të dallueshme të firmave më të mëdha të modës. Ai shpenzon shumë për garderboë, por dashuria e tij është futbolli”, ka zbuluar Rooney në librin e tij të ri “Dekada ime në Ligën Premier

Kris Humphries po e harron Kim

Basketbollisti Kris Humphries thotë se jeta e tij është shumë më e mirë tani pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Kim Kardashian. Humphries i cili ishte i martuar me Kim Kardashian për 72 ditë, ka deklaruar se ai e ka harruar bukuroshen. Ai pranon se vendimi për t’u martuar me Kim ishte një vendim i gabuar, ndërsa beson se gjithçka ndodhi për një arsye. “Disa njerëz marrin vendime të gabuara dhe thjesht e dini se nuk ishte e shkruar që të ndodhte. Vendimet që i merrni, sigurisht se i merrni për një arsye. Gjithçka në jetë për mua ka shkuar mirë që prej ndarjes”, ka theksuar Humphries.

Bleona Qereti në ofsajd, përsëri nudo ! (Video +18)

Është kritikuar shpeshherë për performancat e saj provokative, por tani ajo ka kaluar kufinjt. Sigurisht, jo qëllimisht, këngëtarja seksi, Bleona Qereti është shfaqur në një video amatore plotësisht e zhveshur. Video skandaloze është lansuar gjatë mbrëmjes të së enjtës në YouTube, ndërsa tashmë ka bërë xhiron nëpër trojet dhe mediat shqiptare. Bleona shihet duke u përgatitur për një performancë apo për një xhirim klipi dhe shihet duke treguar organet intime në prani të njerëzve tjerë përreth në prapaskenë. Ja dhe Video Merreni Linkun dhe jepni copy !Mos Harro + 18 http://www.dailymotion.com/video/xtd54k_bleona-qereti-nudo-18_sexy#from=embediframe

Angela Martini, “mirëmëngjesi” me foto lakuriqe

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini e cila jeton dhe punon në SHBA-ës, në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ka postuar një fotografi pothuajse nudo, e mbuluar vetëm me një çarçaf të bardhë. Kjo nuk është hera e parë që Angela shfaqet pothuajse nudo. Hera e parë ishte në disa fotografi të realizuara nga fotografi i njohur, Fadil Berisha. Në fotografinë e postuar modelja u ka dëshiruar të gjithëve një mëngjes të mirë, si dhe shkruar se dashuria që ajo merr nga miqtë dhe familjen e saj është gjëja më e rëndësishme për të. /KS/Telegrafi/