Pasi ka rënë nga pesha mjaft dukshëm, aktorja e famshme pjesëmarrëse në filmin ‘Twilight Saga’, Ashley Greene, shfaq trupin e saj të bukur për të reklamuar koleksionin e ri të rrobave intime ‘Esquire Baby’.
Pas pjesëmarrjes tepër të suksesshme në filmin ‘Twilight Saga’ me rolin e Alice Cullen, Ashley është në përfundim të regjistrimeve të filmit horror më të fundit ‘The Apparition’, i cili pritet të bëj një bujë të madhe në teatër. Ajo shfaqet si një divë e vërtetë me të brendshmet e ‘Esquire’, duke pozuar me mjaft sensualitet para aparatit fotografik të Brooke Nipar. Teksa duket si një femër që ka gjithçka që do të dëshironte: famën, paranë, bukurinë, të gjitha këto në një moshë ku mund ta shijojë jetën në maksimum, gjërat për të nuk kanë qenë gjithnjë kaq të mira. “Kur isha 18 vjeçe nuk gjeja asnjë mundësi punësimi, dhe e kuptova që duhej të lija mënjanë mbrëmjet me shoqërinë dhe ta merrja më seriozisht punën time”, ka thënë ajo.
0 comments:
Post a Comment