Kjo shpellë nën ujë, me një pishinë gjigande, duket sikur është diçka e përgatitur për filmat e James Bond. Në fakt është shpella sekrete e ish- kryeministrit italian, Silvio Berlusconi. Një vend sekret tek vila në Sardenjë me dalje direkt në det. Miqtë e Berluskonit mund të hyjnë aty përmes derës në det, ose të zbresin shkallët poshtë në pishinën e dekoruar me një mozaik të Poseidonit, zotit të detit. Kjo është hera e parë që dalin fotot e kësaj shpelle, edhe pse ishte përfolur në vitin 2004 nga politikanët e opozitës si një ndërtim pa marrë më përpara lejen e duhur. Fotot janë publikuar nga Antonello Zappadu, që ka publikuar edhe më parë foto të sikletshme të Kavalierit.
0 comments:
Post a Comment