Wednesday, September 12, 2012

Ministri i Sportit ngacmon një vajzë dhe mbrohet: Kam imunitet

një epidemi e frikshme ka mbërthyer Egjiptin. Bëhet fjalë për qindra- mijëra ngacmime seksuale ndaj femrave, në rrugë, punë e kudo. Por siç duket edhe Ministri egjiptian i Sportit nuk i ka shpëtuar kësaj sindrome. Ai ka ngacmuar një vajzë 21 vjeçare dhe kur u arrestua, atëherë pretendoi se kishte imunitet diplomatik. Ebrahim Ahmed Kahilil, 56 vjeç, ishte me delegacionin e vendit të tij në Lojërat Paraolimpike. Ai u arrestua dhe u akuzua për ngacmim seksual. Përpjekja e ambasadës për të treguar se ai ka imunitet ka dështuar dhe tani ai do paguajë një gjobë. Kamerat e sigurisë kanë kapur ministrin duke ngacmuar vajzën jashtë hotelit luksoz. Mendohet se vajza ishte një turiste. Ajo ishte bashkë me mamanë dhe vëllain e vogël. Ministri puthi fillimisht mamanë e saj dhe më pas nisi të prekë gjoksin e vajzës. Ai u arrestua dhe u mbajt dy ditë në qeli përpara se të dilte përpara jurisë. Ministri tha se ai nuk e kishte ngacmuar vajzën, por po i tregonte se ku duhej ta vendoste kartelën e identifikimit. Ai u gjobit me rreth 400 stërlina./

0 comments:

Post a Comment