Monday, September 10, 2012

Partneri i tërhequr seksualisht pas jush? Ja si ta kuptoni...

Në qoftë se dëshironi të zbuloni nëse partneri ose partnerja janë të tërhequr seksualisht pas jush, atëherë mjafton të përqendroni vështrimin tek sytë e tij/saj. Sipas një studimi më të fundit, theksohet se dëshira seksuale lexohet qartazi tek bebja e syrit të çdo njeriu, e cila zmadhohet kur partneri ose partnerja janë të tërhequr seksualisht. Për herë të parë ky studim, i realizuar nga një universitet amerikan, shpjegon se në syrin e njeriut lexohet qartazi edhe shpirti i tij. Shkencëtarët për të arritur në këtë konkluzion, kanë përdorur një lente speciale me rreze ultra të kuqe për të matur ndryshimet e dimensionit të bebes së syrit të disa kandidatëve, të seleksionuar për të marrë pjesë në këtë studim, duke u treguar filma erotikë. Në këtë mënyrë, shkencëtarët kanë mundur të analizojnë tendencat e tyre seksuale dhe të shohin ndryshimin e bebes së të syrit në secilin rast. Drejtuesi i këtij studimi, shprehet se në përfundim është vërejtur se bebja e syrit tek këta meshkuj është zmadhuar kur ata ishin duke parë filma erotikë me protagoniste femërore, ndërsa në filmat erotikë ku protagonistë ishin meshkujt, bebja e syrit nuk ka ndryshuar.

0 comments:

Post a Comment