Tuesday, September 11, 2012

Portieri i Brazilit masakron të dashurën, ia hedh qenve

Ylli i futbollit brazilian, portieri Bruno Fernandes de Souza 27-vjec, është akuzuar për vrasjen brutale të së dashurës së tij, Eliza Samudio 25-vjec. Duken si skenat e një filmi horror, por kjo ka ndodhur në të vërtetë, sipas mediave lokale. Portieri brazilian e ka copëtuar modelen Samudio, nënën e vajzës së tij, ndërsa mësohet se disa pjesë të trupit të saj ia ka hedhur qenve, kurse pjesët e tjera i ka mbuluar me çimento. Mësohet se Bruno fillimisht e ka rrëmbyer modelen me ndihmën e disa personave të tjerë dhe e ka masakruar në vilën e tij në Belo Horizonte. Sipas organit të akuzës, që të mos dëgjoheshin britmat e modeles, porteri ka vënë muzikë me zë të lartë, në vilën e tij.

0 comments:

Post a Comment