Friday, September 7, 2012

Kris Humphries po e harron Kim

Basketbollisti Kris Humphries thotë se jeta e tij është shumë më e mirë tani pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Kim Kardashian. Humphries i cili ishte i martuar me Kim Kardashian për 72 ditë, ka deklaruar se ai e ka harruar bukuroshen. Ai pranon se vendimi për t’u martuar me Kim ishte një vendim i gabuar, ndërsa beson se gjithçka ndodhi për një arsye. “Disa njerëz marrin vendime të gabuara dhe thjesht e dini se nuk ishte e shkruar që të ndodhte. Vendimet që i merrni, sigurisht se i merrni për një arsye. Gjithçka në jetë për mua ka shkuar mirë që prej ndarjes”, ka theksuar Humphries.

0 comments:

Post a Comment