Një person në SHBA shkoi për të paguar gjobën e tij 137 dollarë për shkelje të trafikut në një gjykatë komunale. Ai kishte përgatitur 137 ‘derra’ prej letre me kartëmonedhat 1 dollarëshe. Sikur të mos mjaftonte kjo, të gjithë ‘derrat’ i kishte futur në paketimet e petullave të ëmbla ‘Dunkin Donut’. Ishte kjo një mënyrë për të fyer policët, të cilët njihen edhe si të shëndoshë, por edhe si të apasionuar pas petullave të ëmbla. Por atij nuk iu pranua gjoba e paguar në këtë mënyra dhe ai u detyrua të zhbëjë ‘derrat’ e dollarit dhe të dorëzojë paratë ‘e hekurosura’. Pasi e ka postuar videon në YouTube, personi që bëri këtë pagesë shpjegon: “E mora gjobën në një vend ku policia dhe kamerat absurde janë më shumë një kurth për të fituar para”
0 comments:
Post a Comment