Friday, September 14, 2012

Lavazhi ofronte Seks

Policia në Malajzi ka ndaluar një ‘promocion’, në të cilin autolarja myshterinjve të rregullt u ofronte seks pa pagesë. Shpërblimi i pazakontë ishte si produkt i përbashkët i autolarjes dhe një salloni për masazh. Gjatë një kontrolli në sallonin për masazh në Kuala Lumpur, policia ka marrë vesh rreth partneritetit duke kapur disa klientë, të cilët kishin kartat e shpërblimit të fituara në autolarje. “Për ta fituar shpërblimin, gjegjësisht, seksin pa pagesë, klientët është dashur ta vizitojnë autolarjen disa herë në një periudhë të caktuar kohore. Secila e dhjeta larje e automjetit sillte shpërblimin që ishte seks pa pagesë”, ka thënë një polic. Katër meshkuj janë të dyshuar si udhëheqës të sallonit për masazh, ndërsa nëntë vietnameze janë arrestuar nën dyshimin se kanë punuar si prostituta

0 comments:

Post a Comment