Duket se pas aventurës me Rubensin, Genta e “Big Brother 5” ka nisur një aventurë të re me Emilion, futbollistin nga Gjirokastra me të cilin pohoi se ka filluar një lidhje të re dashurie. Po ende pa u bërë fakt kjo lidhje, kanë nisur telashet për vajzën nga Korça. Ajo pohon për gazetën “Panorama” se “shokët më të ngushtë të Emilios duan të më degjenerojnë duke hapur fjalë se kam ngelur shtatzënë, ndërkohë që unë dhe Emilio nuk kemi shkuar në shtrat ende”, pohon ajo Gjithë konflikti ka lindur pasi Genta është shprehur në disa gazeta të shtypit rozë se dyshonte se Emilio mund të ishte homoseksual, dhe e donte Gentën në krah thjesht për mbulim”. Pas kësaj kanë filluar telefonatat ndaj Gentës, e cila është gjendur para një telashi të madh. ”Shokët e Emilos duan të më degjenerojnë në publik. Në fillim hapën fjalë që unë kisha ngelur shtatëzënë me Emilion, edhe pse ne nuk kemi bërë seks asnjëherë. Po ashtu prej disa ditësh ata më kërcënojnë në telefon, duke më thënë që do më detyrojnë të zhdukem nga Shqipëria, ndaj jam vërtet në hall”, sqaron Genta. Ndërkohë që paralelisht me lidhjen e saj me Emilion, ajo ka vazhduar të takojë Rubensin, ish-të dashurin e saj prej vitesh me të cilin u ndanë shumë keq. Nga ana tjetër, duket se Rubensi nuk është treguar krejtësisht indiferent për jetën në vazhdim të Gentës. Në profilin e tij në facebook, ai duke iu referuar konfliktit të ri me Emilion, ka pohuar se: “E shikoni çfarë bëhet?! Më në fund doli e vërteta në shesh, që Genta ka ikur nga mendja, se nuk më besonit mua kur shprehesha për këtë fakt”.
0 comments:
Post a Comment